Ekipi shqiptar i Forcave të Armatosura ka përfunduar misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.

 

Prej 11 ditësh, ata u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti tragjik që tronditi Turqinë dhe Sirinë pak javë më parë.

 

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se ata ata janë kthyer në atdhe duke marrë respektin dhe mirënjohjen e popullit turk.

 

“Krenari dhe respekt për 3 skuadrat e vajzave e djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Shërbimi Shëndetësor, të cilët përgjatë 11 ditëve e netëve u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti katastrofik në Turqi

 

Ata kthehen në atdhe, duke marrë me vete respektin e mirënjohjen e popullit turk, të mediave e të autoriteteve turke, që njëzëri e kanë vlerësuar Shqipërinë si vendi i vogël me zemër të madhe”, shkruan Rama në rrjetet sociale

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re