Ekipi i fushatës së presidentit të SHBA-së Donald Trump ngriti një padi për të ndaluar numërimin e votave në shtetin kyç Nevada, duke pretenduar mashtrim në votim pasi rivali demokrat Joe Biden duket në epërsi.

Nëse Biden fiton në këtë shtet, ai do të siguronte 270 votat e nevojshme të Kolegjit Zgjedhor për të fituar presidencën, sipas numërimit nga Associated Press.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm republikan i Nevada-s, Adam Laxalt, tha në një konferencë shtypi të organizuar nga ekipi i fushatës së Trump-it se besojnë se mijëra njerëz votuan në mënyrë mashtruese me postë.

“Ne besojmë fuqimisht se ka shumë votues në këtë grup njerëzish që nuk janë votues të duhur”, tha Laxalt.

“Ne jemi gjithashtu të sigurt se ka mijëra njerëz të cilëve u janë numëruar votat që janë transferuar nga Qarku Clark gjatë pandemisë”, shtoi ai.

Qarku përfshin Las Vegasin, qytetin më të populluar në këtë shtet.

Padia është dërguar në Gjykatën e Rrethit në Las Vegas.

Biden po udhëheq ndaj Trump-it në Nevada me 0,9 për qind, me 88 për qind të votave të numëruara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re