Ekipi ligjor i Presidentit amerikan Donald Trump, në seancën e pritshme për gjykim në Senat, do të përfshijë ish-profesorin e ligjit të Harvardit, Alan Dershowitz dhe Ken Starr, ky i fundit një këshilltar të pavarur i cili ka qenë hetues për aferën Cliton-Lewinsky.

Ekipi do të përfshijë gjithashtu Pam Bondi, një ish-Prokuror i Përgjithshëm në Florida, i tha Associsted Press një person të afërt me Trump i cili kërkoi të mbetet anonim, pasi nuk ishte e autorizuar të flasë zyrtarisht mbi këtë temë.

Rolet kryesore për ekipin mbrojtës të Trump do t’i luajë këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, si dhe avokati personal i Trump, Jay Sekulow.

Duke u bashkuar me ekipet e Dershowitz dhe Starr, presidenti iu drejtua avokatëve elitë që kishin përvojë në disa çështjet më të mëdha ligjore në historinë e fundit amerikane.

Emërimi i tyre i jep ekipit të Presidentit përvojë shtesë në ligjin kushtetues dhe politikën e revokimit, komenton Associated Press, duke veëuar hetimin e Starr për aferën e Clintonit me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky, i fundit rast që shkoi para Kongresit amerikan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re