Ekipi menaxhues për hartimin e draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk e ka përfillë qeverinë e Kosovës pasi thotë se draftin do ta dorëzojnë në Bruksel, kurse qeverisë do t’ia dorëzojnë vetëm një raport të punës.

Ekipi menaxhues thotë se puna e tyre, bazohet në rezultatet e dialogut të Brukselit dhe në Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Lokale.

“Draft statuti nuk i është dorëzuar qeverisë në Prishtinë, siç pretendohet nga disa media, por është dërguar vetëm raporti mbi punën tonë deri më tani, dhe përmes Ministrisë përkatëse për pushtetin lokal, qeveria është informuar rregullisht për dinamikën e aktiviteteve tona”, thuhet në komunikatën e ekipit menaxhues.

Në fund të njoftimi ky ekip thotë se politizimi i aktiviteteve të tyre, e dëmton procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa zyrtarët e qeverisë për mediat kosovare kanë deklaruar se do të pranojnë draftin e Ascoacionit vetëm nëse është në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re