Ekipi rus i kërkim-shpëtimit i ka dorëzuar policisë turke 150 mijë dollarët që gjeti gjatë punimeve në rrënoja pas tërmetit me qendër në Kahramanmaraş në Türkiye.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë, thuhet se ekipi rus i kërkim-shpëtimit që vazhdonte punimet e kërkim-shpëtimit për shkak të tërmeteve në Türkiye gjatë punimeve gjeti një enë e cila brenda saj kishte kartmonedha prej 100 dollarësh.

Më tej në deklaratë thuhet se ekipi rus i dorëzoi policisë turke enën në të cilën ndodheshin gjithsej 150 mijë dollarë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re