“Ekipi Volley Osumi zhvilloi ndeshjen miqësore kundër ekipit “Syzes” dhe arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-1. Grupi tregoi një nivel të kënaqshëm loje dhe një komunikim shumë të mirë brenda fushës. Ajo që na gëzoi më shumë ishte morali i lartë i ekipit, i cili mbajti ritmin dhe intensitetin gjatë gjithë kohës.
Vazhdojmë përpara me energji dhe përkushtim!” – lajmëron në faqen e saj zyrtare në FB, kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj.



