Analisti Arion Sula i ftuar në Panorama TV, ndër të foli edhe për shkrirjen e disa ministrive nga Rama, duke bërë bashkë atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që do të drejtohet nga, Blendi Gonxhe.

Sulo u shpreh se ai ka kërkuar në google nëse ka ndonjë vend tjetër në Evropë që ka bërë një lëvizje të tillë, por nuk ka rezultuar që asnjë vend.

“Unë kam kërkuar në internet për të parë si i ka evropa dhe nuk ka rezultuar asnjë vend që të ketë bërë një gjë të tillë.

Këtu është problemi që hipoteza më e madhe, që turizmi kulturor do t’i shërbejë ekonomisë.

Për  mua është bazuar te emri i Blendi Gonxhen, ai ka gjetur njeriut punën dhe punën njeriut. Është mërzitur me Elva Margaritin dhe sjell në qeveri ish-bashkëpunëtorin e tijm” tha analisti.

SPAK dhe vështirësia e Ramës për të gjetur emra

I pyetur nëse Rama e ka të vështirë të gjejë emra me peshë për t’i kthyer në qeveri për shkak edhe të hetimeve të SPAK, Sulo tha se Rama nuk është lodhet për të gjetur emra, sepse nuk i zgjedh sipas kritereve.

“Nuk besoj se lodhet për të gjetur emra, se për tu lodhur duhet të gjeshë njerëz me disa kritere, ai nuk i merr sipas kritereve.

Ai merr rishtar, po karriera politike. E dyta po të mos ketë karriera politike, duhet të jenë ekselentë të fushës, as këtë nuk e ka bërë.

Te ne ka zv.ministra dhe drejtorë, nuk ka ministra”, u shpreh ai.

Deklarata e Bardhit për bashkimin e PD

Sa i përket deklaratës të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi se tanimë do të bëhen përpjekje për bashkimin e plotë partisë, Sulo thekson:“Këtë deklaratë e shoh të vonuar, të pasinqertë, sepse gjerat nuk janë kaq të vështira sa duket. T’i mjafton që me disa modalitete teknike mund të ecësh para.

Shpresoj që të ndodhë. Mendoj se ende ka kohë dhe e shoh të mundshëm, por nëse do të lihen menjanë llogarite personale”

Lulzim Basha? “Bashën nuk e shoh, se nuk shoh opozitë nga Basha. Nëse do të bënte opozitë do të evidentohej vetë. Formula ka plot që mund ta përfshijnë edhe atë  grup deputetësh” përfundoi analisti Arion Sulo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re