Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka folur sot për situatën ekonomike në vend, ndikuar nga lufta Rusi-Ukrainë.

 

Sejko tha se ekonomia botërore dhe ajo shqiptare është prekur dhe vijon të preket për shkak të luftës në Ukrainë, teksa njoftoi se qëndrimi i politikës monetare nuk do të ndryshojë.

 

Sejko ka deklaruar se inflacioni ka pësuar rritje të ndjeshme. Ai theksoi se rritja ekonomike ka shenja të ngadalësimit dhe se do të jetë më i ulët se pritshmëria.

 

“Rritja ekonomike ka shfaqur shenja ngadalësimi. Do jetë më i ulët se pritjet tona të fillim vitit. Ekonomia do ruaj stabilitet monetar. Këshilli mbikëqyrjes vendosi mos ndryshojë qëndrimin e politikës monetare. Ekonomia botërore dhe ajo shqiptare do vijojë të goditen nga lufta. Goditja ka rritur çmimet dhe shtuar pasigurinë. Inflacioni është rritur ndërsa ekonomia po ngadalësohet. Inflacioni do jetë gjatë mbi objektiv, ndërsa goditja e ofertës do jetë më e fortë sesa ishin pritshmëritë. Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet kanë sjellë ndërprerje në prodhim dhe shpërndarje. Bankat kanë shtrënguar politikat. Në tremujorin e parë të vitit inflacioni ishte 4.4%. Rritja e inflacioni u ndikua nga shtrenjtimi i naftës dhe i ushqimeve”, tha Sejko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re