Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc News foli për ‘sofistikimin’ e krimit të organizuar. Teksa foli për mënyra e reja që po përdorin trafikantët e drogës për të shmangur policinë, eksperti shtoi se tanimë ekonomia e krimit të organizuar është formalizuar.

“Ekonomia e tyre nuk është më që informale sa çfarë ka qenë, është formalizuar. Nga ana tjetër na është ulur numri i vrasjeve. Në vitin 1982, kemi pasur 55 vrasje. Aktualisht e mbyllëm vitin me 43 vrasje. Nuk kanë interes të përplasen me njëri-tjetrin dhe të bëjnë krime në rrugë sepse krijojnë vëmendje.

Kanë filluar të merren me biznes. Po kalojmë tek krimi i jakave të bardha. Nuk do t’i gjejmë rëndom në rrugë si para 20 viteve me aksesorët e shtrenjtë”, tha Karamuço.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re