“Pensionistët mes dashurisë dhe mbijetesës”, kjo ka qenë tema e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, këtë të hënë në Vizion Plus.

I ftuar në studio eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj u shpreh se ekonomia shqiptare nuk arrin dot të garantojë një skemë të re të pensioneve. Ai gjithashtu shtoi se është e rëndësishme që të kemi një reformim për gjithë tipet e pensioneve.

Gjokutaj: Ekonomia jonë në vetvete nuk arrin dot të garantojë një skemë të re, treguesit ekonomikë janë të ngjashëm me ato të vitit  2015. Kemi një ekonomi që bazohet në 3-4 sektorë që në vetvete kanë atë lodhjen e tyre. Ndërtimi po i shfaq shenjat. Arrin një moment që tregu nuk i pranon më. Edhe sektori energjitik nuk arrin ta ketë më atë fuqi punëtore. Tregu i puëns vërtet ka një papunësi te 10.8%, por moshat e reja kanë një papunësi 22% që është shumë e lartë në krahasim me rajonin. Të rinjtë edhe pse janë të pakualifikuar e kanë mendje të ikin. Politika fiskale në vend që të fillojë t’i harmonizojë këto, tashmë është pak vonë për të folur për skemën. Ky treg ka nevojë të reformojë gjithë tipet e pensioneve. Duhet të futet shteti garant./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re