Analist i cështjeve financiare Fatos Çoçoli i ftuar në emisionin e Fax News “Me Xhaxhiun” foli lidhur me ekonominë në këtë mandat të tretë qeverisës duke theksuar se i gjithë diskutimi për të u krye në një orë jo të duhur dhe askush nuk u mor me thelbin.

Çoçoli shtoi se në 8 vite janë shumë premtime që qeveria e Ramës nuk i ka mbajtur dhe nëse flitet për projekte pa asgjë të konkretizuar shtrohet pyetja se ku do merren gjithë ato para.

Ai tha ndër të tjera se edhe pse teorikisht programi është vizionar vendi do të zhytet në borxh publik në këtë mandat të tretë.

“Momentet më të rëndësishme të kësaj qeverisje që prek xhepat e cdo qytetari u miratua dhe diskutua në një orë të pakapshme për ta. Dicka shumë e rëndësishme ishte se 90% e diskutimeve nuk kishin të bëjnë me thelbin, ku do gjenden këto para, jo të flitet për një grumbull dëshirash në vend të flasësh konkretisht.

Në dy mandatet e mëparshme kanë sjellë shifra bombastike për të cilat janë demaskuar, prandaj nuk kanë nxjerrë numrin e vendeve të punës. Kjo ishte cfarë i mungoi këtij programi. Po ta shoh pozitivisht, është program vizionar, ka projekte për bujqësine apo turizmin por asgjë konkrete.

Do të përsëritet historia dhe kjo qeverisje e tretë do zhytet në borxh publik. Edhe në 2013 edhe 2017 u bënë premtime që nuk u mbajtën dot. Nëntokë pjesa që nuk duket është rreth 2 miliard euro të cilat janë detyrime të mbledhura dhe të paregjistruara dhe ky skenar është i frikshëm.

Nëse do të kemi përkeqësim të borxhit tonë publik nuk do kemi kush të na ndihmojë. Në 8 vite nuk ka pasur rritje të pagave, vetëm në fund të mandatit të dytë u zotua për rritje me 30% rritje të rrogave në administratë, arsim dhe me 40% te mjekët. 2.2 miliardë euro taksa shtesë në këto 8 vitet e fundit“-përfundoi Çoçoli.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re