Skip to content

Ekonomia në vështirësi gjatë pandemisë, flet eksperti Danaj: Jemi në një situatë emergjentë, duhet një studim i thelluar

Eksperti i ekonomisë dhe sipërmarrjes Vjoldi Danaj, përmes një interviste të dhënë në FaxNeës, ka analizuar situatën socio-ekonomike që ndodhet vendi gjatë këtyre muajve të vështirë të pandemisë. Danaj shprehet se duhen masa emergjente nga ana e qeverisë dhe një studim të thelluar pasi do të kemi rënie ekonomike në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu ai theksoi se ekonomia shqptare duhet të bazohet në pikat e saja të forta siç janë bujqësia dhe turrizmi si dhe duhet me doemos që produktet tona të jenë konkuruese me importin në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë ekonomike.

“Duke parë situatën ekonomike dhe kur kam parë buxhetin, jam shokuar me rritjen 5.5%.

Shqipëria e ndjen më shumë pasi nuk kemi pasur rritje të ekonimisë vitet e fundit. Situata politike dhe sociale ka bërë që ne të jemi në këtë vështirësi ekonomike.

Gjithashtu edhe tërmeti ndikoi në ekonominë tonë. Për të dalë nga kjo situatë duhet të zhvillojmë ekonominë e brendshme. Duhet t’i bëjmë këto lëvizje se jemi në situatë emergjente.

Duhet më shumë që produktet tona të jenë konkurruese me importin.

Po shkojmë drejt disa kufizimeve qe do ndikojnë në biznese. Baret dhe restorantet do preken nga këto kufizime. Gjithçka rrotullohet tek konsumi i brendshëm. Konsumi i brendshëm ndikohet nga pandemia dhe rënia ekonomike.

Nuk ka një studim të thelluar, është sipërfaqësore, do kemi akoma më shumë rënie ekonomike.

Një ekonomi e sforcuar do të na çojë në rritje të inflacionit. Rritja e pagave duhet të referohet në një ekonomi të mirë. Miratimi i borxhit në parlament, të mendojmë për brezat e ardhshëm.

Jemi në një situatë emergjente ekonomike. Borxhi ynë është shumë i lartë. Jemi një nga vendet që gjatë pandemisë s’ka pësuar rënie çmimi i naftës

Pika jonë e fortë është bujqësia dhe turizmi“, u shpreh Vlojdi Danaj.

/faxweb