Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me projektligjin e propozuar për uljen e çmimit të naftës, që u rrëzua sot në Komisionin e Ekonomisë.

Vasili u shpreh se pas 20 mujash që ishte depozituar, projektligji që kërkonte heqjen e taksës së qarkullimit dhe karbonit, u rrëzua.

Më tej shton se nafta në Shqipëri është me çmimin më të lartë në rajon dhe se kryeministri Edi Rama nuk bëri asgjë për ta ulur sepse prekeshin oligarkët.

Vasili shprehet se, Kuvendi është kthyer në një rrobaqepësi mafioze që qep ligje me porosinë treshes qeveri- mafie-  oligarki.

Postimi i Vasilit:

Pas 20 muaj rilindja rrezon Projektligjin e Partise se Lirise per uljen e çmimit te naftes.

Ky projektligj u rrezua sot nga Komisioni i Ekonomise.

Projektligji ishte depozituar ne Kuvend ne 9 mars 2022 dhe kerkonte heqjen e takses se qarkullimit dhe karbonit me qellim uljen e cmimit spekullativ te naftes.

Rama dhe Qeveria grabiten qindra milion euro me cmimin e naftes nga xhepat e qytetareve dhe nuk beri as gjënë me te vogel per ta ulur cmimin sepse prekeshin oligarket e naftes.

Nafta ne Shqiperi ka nje cmim skandal shumd me te larte krahasuar me Maqedonine, Malin e Zi dhe Kosoven qe nuk kane asgje me shume se Shqiperia.

Sot pra pas plot 20 muaj ky projektligj u rrezua nga Komisioni i Ekonomise.

Ndersa Bordi i Cmimit te naftes u votua nga Kuvendi qe ne prill 2022 vetem kater jave pasi qeveria e solli ne Kuvend.

Bordi i Hajduterise se naftes qe u rrezua edhe nga Gjykata Kushtetuese vodhi per muaj te tete qytetare u miratua rrufe nga Kuvendi.

Ndersa projektligji i partise se lirise u bllokua per plot 20 muaj.

Kuvendi i Shqiperise eshte kthyer ne nje rrobaqepesi mafioze qe qep ligje me porosine treshes qeveri- mafie-  oligarki.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re