Ekonomia shqiptare ka marrë një notë pozitive nga agjencia ndërkombëtare e vleresimit “Standart and Poors” duke u klasifirkuar B+ .

Ndërkohë konfirmohet edhe prespektiva e qëndrueshme ekonomike për vendin.

Njoftimi është bërë nga ministrja e financave Anila Denaj në rrjetin e saj social facebook.

 

 

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) vlerëson ekonominë e Shqipërinë “B+” dhe konfirmon perspektivën “e qëndrueshme” për vendin.Pritshmëritë e S&P mbi zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë në periudhën afat-mesme mbeten pozitive, duke vlerësuar reformat dhe menaxhimin e financave publike shqiptare .Agjenda e reformave të qeverisë do të vazhdojë në përmirësim të jetës së qytetarëve dhe klimës së biznesit në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re