Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) publikoi të martën të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e tretë të këtij viti (periudhën korrik-shtator 2021).

Sipas shifrave në fjalë parashikimi për PBB-në në tremujorin e tretë të këtij viti është rritur me 7,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar si indeks zinxhir i vëllimit.

Në tremujorin e dytë ekonomia turke ishte rritur me 21,7 për qind.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re