Në një kohë kur qarkullojnë mendime se koronavirusi në Shqipëri ka qarkulluar më herët nga ç’thuhet zyrtarisht, ekspertët e mohojnë diçka të tillë.

Mjeku Andi Koraqi, që është edhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se nga rezultatet e deritanishme nuk rezulton që virusi të ketë qenë present në vendin tonë qysh nga janari a shkurti.

“Nga rezultatet që kam parë, nuk mendoj se e kemi patur COVID që më përpara. Sëmundja erdhi nga fqinji jonë, pasi filloi atje. Edhe nga rezultatet nuk është se është ndonjë pjesë shumë e lartë e popullsisë që e ka kaluar.”

Kategorike në përgjigje për këtë çështje ishte edhe Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv, që po ashtu bën pjesë tek Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“E vërteta është që muaji janar është muaji që ne kemi fluks të shtuar pacientësh për shkak të ezksitenvcës së gripit dhe infkesimneve të tjera respiratore. Ne që nga janari kemi kërkuar për rastin e parë sepse kishim lidhje me Kinën. Vëmendja jonë ka qenë duke kërkuar raste të importuara. Qoftë në janar, ashtu edhe në shkurt nuk kishim raste të shtuara për t’i identifikuar., Ne nuk mund të kishim raste të shumta atëherë kur masat ishin të pakta dhe të kemi më shumë raste tani që masat i kemi të shumta. I përgjigjem zyrtarisht kësaj që në shërbimin infektiv nuk mund të ketë pasur kurrësesi persona të infektuar nga COVID-19 më parë.”

Në të njëjtën linjë me ta ishte edhe doktori Tritan Kalo. Përgjigja e tyre erdhi pas një pyetje të ngritur nga kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim online.

Një nga mjekët që mendon se COVID-19 ka qarkulluar në Shqipëri që para marsit është edhe Gëzim Xhepa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re