“Ekrani i Artit” është festivali 1-javor i tejmbushur me filma. Ky aktivitet, tashmë i pasur me filma, ekspozita dhe takime ka nisur tashmë në Shkodër dhe do të mbahet deri më 4 qershor.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, kuratorët Zef dhe Tea Paci kanë ndarë detajet e këtij aktiviteti, i cili është pa pagesë për të gjithë qytetarët.

“Ka filluar edicioni i gjashtë i ‘Ekranit të artit’ dhe kjo është dita e tretë. Premisat janë të sjellim diçka ndryshe nga edicionet e mëparshme. Duke parë kontekstin dhe nevojat, kemi menduar. E reja është se vjet kemi operu nëpër oborret e shtëpive dhe për institucionet e kulturës së qytetit kemi shpërndarë shumë vepra, video të filmave, kurse sivjet i jemi rikthyer kinemasë së qytetit”, tha Zefi.

“Na është dukur kinemaja si shtëpia natyrale e filmit dhe si nevoja edhe për qytetin, komunitetin dhe qytetarët. Është një hapësirë, ku shfaqen filma dhe bisedohet për filma, sheh zakonisht filma që nuk ke mundësi me i pa në platforma online. Kemi rreth 60 filma, të shkurtër dhe atyre të gjatë. Tematika nuk është tamam e përbashkët, apo diçka që i lidh me njëri-tjetrin”, u shpreh Tea.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re