Skip to content

Ekskkuzive; Rinumërohen votat, priten ndryshime në renditje!

votat

Republika e Kosovës pritet që të shkojë në rinumërim të votave, si pasojë e parregullsive të shumta të krijuara pas shpalljes së rezultateve.

Indeksonline mëson se organi përgjegjës zgjedhor pritet që shumë shpejt ta marrë këtë vendim.

Arsyeja kryesore e rivotimit është gabimi teknik i vendosur në fletën e formularit final për gjitha komunat e vendit.

Rubrikat e formularit të përputhjes së të dhënave të rezultateve fabrikisht janë prodhuara me gabime.

1570542971 664 Ekskkuzive Rinumerohen votat priten ndryshime ne renditje

Si rezultat i kësaj anëtarët e Këshillit të Vendvotimeve (komisionerët) i kanë bartur rezultatet në rubrika të gabuara.

Ndryshe, tri parti; PDK -ja , LDK-ja dhe Nisma edhe zyrtarisht kanë deponuar kërkesat për rivotimet në nivel vendi.

Ankesat janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim të kutive.

Vlen të theksohet se pas numërimit të 98.47 për qind të votave, PDK-ja është e treta në renditje me 21.25 për qind apo 167402 vota.

Ndërsa, Vetëvendosja e Albin Kurtit me 25.51 për qind, duke pasur LDK-ja me 24.82 për qind. /Indeksonline/

1570542971 172 Ekskkuzive Rinumerohen votat priten ndryshime ne renditje
1570542971 508 Ekskkuzive Rinumerohen votat priten ndryshime ne renditje