Mexosopranoja Vikena Kamenica dhe tenori Kastriot Tusha supozohej të këndonin mbrëmjen e së hënës në sheshin përpara Ministrise së Brendshme ngjitur me ish-Teatrin Kombëtar.

Ata kishin njoftuar më herët mbajtjen e një koncerti në kuadër të asaj që njihet si nata amerikane, ku do të sillnin muzikën xhaz.

Megjithatë, Koncerti i Kastriot Tushës dhe Vikena Kamenicës nuk do të zhvillohet te shehi mbrapa Ministrisë së Brendshme.

Nuk dihet arsyeja, por burimet kanë treguar për Fax News dhe Faxweb.al se është kërkuar nga këta artistë leje te Kryetari i Bashkisë që të zhvillohet diku tjetër.

Madje, ka gjasa që koncerti mos zhvillohet fare.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka konsideruar të papranueshëm këtë koncert në rrënojat e Teatrit Kombëtar të cilën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e quan “skenë krimi”.

Në një letër të hapur, kjo Aleancë u bën thirrje artesëve të njohur që ta anulojnë koncertin dhe ta zhvendosin diku tjetër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re