Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” të transmetuar në Fax News:

Xhaxhiu: Beteja juaj me Sorosin është kthyer në një lloj fobie?

Goxhaj: Jo është kauza e jetës time, besoj se Soros është armiku më i madh i demokracisë së Shqipërisë dhe besoj se Soros ka një agjendë për ta zhbërë kombin tonë.

Xhaxhiu: Po, por pse jeni i vetëm në këtë betejë?

Goxhaj: Tashmë jo, ishte kështu por tani jo. Unë hodha farën, Berisha hodhi ujin. Isha një u bëmë 10 dhe u bëmë njëqind e me rradhë.

Xhaxhiu: Si ka mundësi që Berisha ka pasur marrëdhënie ekselente në fillim me George Sorosin?

Ishte shumë e thjeshtë, ai përfaqësonte flamurin amerikan kur erdhi dhe ishte i lidhur ngushtë me ambasadën. Ai erdhi si një filantrop një term të cilin ne nuk e kuptonim, si një tip bamirësi. Por u kuptua shpejt nga Berisha se Soros nuk ishte një filantrop. Konflikti i parë i Berishës me Sorosin ka qenë në vitin 1993. Më vonë në ’97, në vitet 2000 fillova të konstatoja se diçka nuk shkonte dhe në vitin 2003 isha i bindur se kishte një agjendë për rrënimin e shoqërisë civile dhe aty ka filluar përplasja ime me të.

Xhaxhiu: Ti pretendon se është bërë një Pazar në 2014 mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ku si përfundim e djathta është shitur tek Soros?
Goxhaj: Jo konkretisht kështu, mendoj se pazari ka qenë në 2005 dhe në 2014 u mbyllën detajet të tipit të reformës në drejtësi. Dua t’ju kujtoj një datë ku është bërë protesta më e madhe e opozitës, të bërë në vitin 22 nëntor të vitit 2014. Unë kam qenë provokatori për t’u bërë ajo protest pas arrestimit tim që u bë në tetor.

Xhaxhiu: E ke pyetur ndonjëherë veten Altin, përse të janë mbyllur të gjitha dyert e mediave? Ndoshta për faktin se nuk të marrin seriozisht?

Goxhaj: Ja shikoni Fax-in, shiko shikueshmërinë e videove tona. Do të jap një rast të rëndësishëm, në ditët e para të gushtit në Fax Neës në 2018-tën, unë bëj një intervistë me gazetarin Bledian Koka sa i përket copëtimit të Kosovës nga Soros-i, video e cila arriti 150 mijë shikime vetëm në Kosovë. Tani si mund të mos merret seriozisht një person, videot e të cilit marrin miliona shikime dhe njerëzit e komentojnë pafund?

Ajo që ka rëndësi të kuptohet është përse gjithë kjo censurë e madhe. Përse Blend Fevziu bën një emision pro apo kundër Sorosit dhe unë nuk jam aty? Ajo që them unë denoncon një skemë e cila pot ë denoncohet e rrëzon skemën, sepse Soros punon në errësirë.

Xhaxhiu: Escobar tha se vendimi për Berishën ishte institucional dhe jo politik

Goxhaj: Unë mund të garantoj se në ditën e parë kur Blinken ka nxjerrë statusin kundër Berishës, ka qenë data 19 maj, unë kam ardhur i ftuar këtu. Cfarë kam thënë këtu ka dalë edhe sot. Kam shjeguar përse Blinken dhe Soros nuk ndahen dot, sepse mamaja dhe babai i Blinken janë 2 njerëzit më të rëndësishëm të Sorosit në Hungari. Kur është krijuar fondacioni Soros në Hungari ata ishin dy personat ku u ndërtua e gjithë historia hebre e Hungarisë. Vetë Blinken është produkt i kësaj lidhje të fuqishme.

Unë kam luksin që sot në këtë emision të jap një material eksulziv, për shkak të kontekstit, unë kam këtu një video të vitit 2017, është ky person këtu, John Bolton, këshilltar i Donald Trump i intervistuar nga Sokol Balla i cili e pyet nëse ka konspiracion mbi agjendën e Sorosit në Ballkan dhe e konsideroi si një përrallë. Por unë kam këtu një provë ku Trump e akuzonte Bolton-in si një person të pabesueshëm. Ky është arkitekti i planit të Soros në Ballkan.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re