Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Newsline me Viol Xhafaj” në ABC News, një ditë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku u firmosën disa marrëveshje të rëndësishme.

Në lidhje me pikët e re kufitare që pritet të hapet pasi të përfundohet ura, Abazovic tha se ajo nuk do të jetë një pikë kufitare klasike, por më fleksibël.

Në lidhje me  marrëveshjen për pensionet kryeministri i Malit të Zi, që numri i qytetarëve të prekur nga kjo nuk është i lartë, por qeveritë kanë përgjegjësi t’i përgjigjen dhe t’i plotësojnë kushtet të gjithëve.

Shpresoj që ajo pikë kufitare të mos jetë si të tjerat. Me mbarimin e urës ajo do të jetë më fleksibël se janë tani. Ideja e “Ballkanit të Hapur” është ideja me pas akses me lehtë, nuk ndryshon kufinjtë administrativë, me lehtësuar lëvizjes, njëjtë si në BE.

Besoj se kur të ndërtohet Ura, kjo pikë kufitare, do të jetë në atë lloj shërbimi, ku vetëm ka me pas kamera për identifikimin e njerëzve, por jo një pikë kufitare klasike.

Një tjetër ishte dhe ajo për njohjen e pensioneve, sa interes ka dhe sa është numri i përfituesve?

Nuk e kam numrin e saktë. Por nuk bëhet fjalë për një numër shumë të madh. Por gjithsesi, çdo qytetar ka të drejtë të fitojë pensionin e tij.

Ne e kemi këtë marrëveshje me disa shtete të tjera, me Shqipërinë nuk ka qenë,” u shpreh Abazoviç.

Në lidhje me skepticizmin për nismën “Ballkani e Hapur”, ai u shpreh se Mali i Zi mbështet çdo iniciativë që i shërben integrimit të vendit të tij në BE.

Skepticizëm kanë vetëm atë njerëz që jetojnë në të kaluarën. Për mua nuk ka vlerë emri i iniciativës, por a është funksionale apo jo. Kush është për bashkëpunim nuk është kundër

Nuk ka zëvendësim të prioritet kryesor të Malit të Zi sa i përket politikës së jashtme. Ai prioritet është me u bërë sa më parë të jemi në BE. Ky është qëllimi jonë kryesor.

Të gjithë iniciativat rajonale shkojnë në drejtim si instrumenta ndihmëse, që ky objektiv të arrihet sa më parë.

Çfarë kërkon BE prej nesh? Kërkon tregun e përbashkët dhe krijimin e një atmosfere më të mirë politike. Ky është një instrument që na ndihmon.

Objektivi i Malit të Zi është integrimi në BE, çdo instrument që na ndihmon ne jemi pro, kush është e dëmton ne nuk e pranojmë.

“Ballkani i Hapur” tregohet  është në një kompetencë me Procesin e Berlinit ku ne jemi anëtare dhe qeveria i ka aprovu 3 marrëveshje të cilat kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë.

“Ballkani i Hapur” e ka ringjallur Procesin e Berlinit. E ka bërë këtë proces që ka qenë pak në difensivë, por edhe qeverinë gjermane që të rigjallërohen.

Shikojeni si një konkurrencë të shëndoshë që procesi të ecë përpara, kështu e shoh unë,” u shpreh kryeministri i Malit të Zi.

Siç dihet Kosova deri më tani ka mbajtur një qëndrim kundër kësaj nisme, një qëndrim që për Abazoviç është i gabuar, pasi do t’i shërbente Kosovës për të rritur partneritetin me shtetet e tjera të rajonit.

Sipas tij fakti që Kosova nuk bëhet pjesë pasi është Serbia, për të nuk është logjike, pasi Serbia është edhe në Procesin e Berlinit.

Nuk e di. Unë nuk kam shpjegim që ka të bëjë me një logjikë politike. Pse? Sepse mendoj që Kosova duhet të marrë pjesë në çdo iniciativë rajonale ku janë shtete të cilat janë të përkushtuara për partneritetin me Kosovën. Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia kanë qejf me bashkëpunu me Kosovën. Ideja është të jemi bashkë, të ulemi, të bisedojmë, të krijojmë marrëdhënie dhe besim të njëri-tjetri. Ky skepticizëm me idenë së Serbia, Serbia është edhe në Procesin e Berlinit, mos kishte qenë Serbia te Procesi i Berlinit, at’here kishte pasur logjikë”, theksoi ai.

Mbrëmjen e djeshme në Bruksel u arrit një marrëveshje e rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Abazovic shprehet se është mjaft i lumtur për këtë dhe se një normalizim i marrëdhënieve mes tyre i bën mirë të gjithë Rajonit.

Ndërsa sa i përket mundësisë që Kosova të ndryshojë mendim për “Ballkanin e Hapur” pas kësaj marrëveshjeje u shpreh se nuk është i sigurtë.

Nuk jam i sigurtë. Atë ç’ka Mali i Zi e favorizon është dialogu. Jam shumë i kënaqur personalisht. I kam parë mesazhet pas takimit.  Jam shumë i lumtur nëse do shkohet në një marrëveshje përfundimtare. Pasi ajo çështje në një mënyrë e reflekton një negativitet edhe në Rajon. Nëse vihet te një marrëveshje, ajo ka me qenë një bust për të gjithë Rajonin. Mali i Zi mbështet çdo iniciativë që të arrihet marrëveshje.

Fillon një etapë shumë e re për Ballkanin Perëndimor, nëse marrëdhëniet mes atyre dy vendeve normalizohen sipas projektit”, përfundoi kryeministri i Malit të Zi.r.t/abcnws.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re