MARIGLEN KUME/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i bën thirrje Qeverisë që të mos ndërpres konsultimet me BE-në sa i përket projektligjit për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Në një prononcim ekskluziv për Panorama TV, zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri i kujton Qeverisë që të marrë vendime duke pasur parasysh aftësinë e institucioneve ligjzbatuese në vend.

Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri është skeptike për institucionet ligjzbatuese në vendin tonë ndaj i kërkon Qeverisë të mos ndërpres konsultimet me BE sa i takon projektligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor.

“Në mars të këtij viti, shërbimet e BE-së kishin dhënë komente paraprake në veçanti për aspektet e zbatimit të ligjit të projektligjit. Megjithatë, ende nuk e kemi parë draft dokumentin, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Shërbimet e BE-së u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të vazhdojnë konsultimin me BE-në për nismat legjislative në lidhje me kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial”, thuhet në reagimin e BE.

Po ashtu në një prononcimin për Panorama TV, zyra e BE në Shqipëri i kujton Qeverisë që duhet të marrë vendime duke patur parasysh aftësinë e institucioneve ligjzbatuese.

“Delegacioni i BE-së është në dijeni për miratimin nga Qeveria shqiptare të një projektligji për të lejuar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Në këtë kontekst, çdo nismë që lejon kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale duhet të vlerësohet tërësisht në raport me aftësitë administrative dhe ligjzbatuese të vendit”- thuhet në reagimin për Panorama TV.

Qeveria miratoi të premten që shkoi projektligjin për kultivimin e kanabisit për qëllim industrial. Megjithatë nisma e qeverisa ka hasur kundërshti edhe nga opozita e cila e ka konsideruar si taksë që kryeministri Rama paguan ndaj bandave të cilat e mbajnë në pushtet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re