Fax News ka siguruar një intervistë ekskluzive me nusen e xhaxhait dhe të dashurën e Aldi Ramës, të riut që ekzekutoi ditën e djeshme me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha

Nusja e xhaxhait mohoi që Aldi Rama të kishte një armë, por ajo shtoi se ai ishte konsumues i hashashit duke thënë se e pinte rregullisht si duhan.

“Ai ka bo krim. Për zotin është gjynah se ka vrarë një njëri. Është marrë me drogë, pikë. Ka qenë arrest shtëpie. Shoqnia e keqe të fut në dhe. I kam thënë Ald të kanë kap mos u merr më më drogë. Nuk ka pas as armë asgjë. Nuk e di si është puan e armës, nuk e kuptoj. E provova ta telefonaoj por e kishte fikur. Më kanë majt deri në orën 9 të darkës në rajon. Jo jo nuk kishte inat me policinë. Nuk është makina e tij. Ai s’ka makinë fare. Me policinë nuk ka pasur inate. Nuk e di nëse ka qenë nën efekt i narkotikëve. Atë e ka pas. E pinte si me qenë duhan”, tha ajo.

Më e rëndë ishte deklarata e një vajzë të re, e cila u prezantua si e dashura e Aldi Ramës. Ajo deklaroi se në makinë ka qenë një person i katërt, që sipas saj është Xhuljo Vokrri. Familajrët thonë se Xhuljo Vokrri i ka vendosur në kokë pistoletën Aldi Ramës, ndërkohë e dashura pyet si ka mundësi që nuk kapet Xhuljo Vokrri.

“Nuk mundet të vrase dot një mizë jo mo rob. Xhuljo Vokrri. Si ka mundësi që nuk është kapur akoma.Ka qenë bashkë me ta. Nuk ka pasur inate me kërkend. Si ka mundësi që nuk është kap Xhuljo Vokrri”, u shpreh e dashura.

Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj ka ndjekur rrjedhjen e ngjarjes nga vendi ku u ekzekutua Saimir Hoxha deri te spitali i Traumës, ku vdiq Aldi Rama . Ai ka arritur të marrë në intervistë edhe me nusen e xhaxhait dhe të dashurën e Aldi Ramës.

“Ajo përmend një emër. Nuk marr përsiper të flas për emrin konkret. Është me precedent penal. Bëhet fjalë për Xhuljo Vokrrin. Ishte insistuese këmbëngulja e dy familjarëve, të cilët ishin të bindur që Xhuljo Vokrri ishte në makinë. Ajo në një sekuesncë thotë se i ka vënë në kokë pistoletën Aldi Ramës. Nuk ka pasur një konfirmim të diçkaje të tillë nga policia”, deklaroi gazetari Gjinaj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re