Skip to content

Ekskluzive/Tomori kërkon titullin kampion të sezonit 1999-2000

534224 4086985138118 1288661767 n

Pas një jave pushim Tomori do të rikthehet këtë fundjavë të luaj sfidën e parë të javës së katërt kundra Tiranës, e cila vjen më e qetë pasi ka siguruar ngjitjen në Superiore. Por duket se janë drejtuesit beratas ata që kanë dashur ta ‘’nxehin’’ sërish sfidën e kësaj fundjave.

1469977 10202797979295705 1076354794 n

Sa herë që afron kjo ndeshje tifozët beratas por jo vetëm kujtojnë sezonin e vitit 1999-2000 kur Tomori dhe Tirana rivalizuan deri në fund për titullin kampion duke e mbyllur atë sezon bashkë në krye me pikë të barabarta. Në fund të sezonit u vendos zhvillimi i një ndeshje shtesë, finale që do të përcaktonte kampionen e atij viti.

550811 4165717866387 423442475 n

Ndeshja finale u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 edhe pas kohës shtesë dhe ishin penalltitë ato që shpallën kampionen e re të Shqipërisë, Tiranën. Por në Berat në këto 18 vite gjithmonë është folur për një ‘’vjedhje’’ titulli të bërë Tomorit atë vit dhe shumë e lidhin me një ndryshim të rregullores ku në rastin e  mbylljes së  kampionati me pikë të barabarta fituese shpallej skuadra që kishte grumbulluar më shumë pikë në ndeshje direkte.

14897 10200689901035066 1912148179 n

Sipas këtij rregulli duhet të ishte Tomori kampion i Shqipërisë por në fund rregullorja tregoj se duhej zhvilluar një ndeshje shtesë, e cila shpalli kampione Tiranën. Pikërisht nisur nga kjo kërkesë e kahershme e tifozëve beratas por edhe protagonistëve të atij sezoni, klubi Tomorit ka dërguar ditën e sotme një kërkesë drejt FSHF-së.

‘’Berati’’ TV në mënyrë ekskluzive ka siguruar dokumentin dërguar FSHF-së sot, ku kërkohet informacion për rregulloren e sezonit 1999-2000. Në atë shkresë drejtuesit e klubit sqarojnë se pranë FK Tomorit dhe Bashkisë Berat që ka në pronësi edhe aksionet e klubit është ngritur një grup pune juridik që po shqyrton faktet për nisjen e një procesi gjyqësor në Shqipëri dhe kërkon të kthej në Berat titullin kampion të atij sezoni, proces që do ndiqet me kujdes.

379338 10200574294144966 1365867014 n

Rregulloren e kampionatit për atë sezon bashkë me ndryshimet gjatë vitit, rregulloren për kampionatet e tjera të organizuara nga FSHF gjatë atij sezoni por edhe katër rregulloret për katër sezone të tjera dy përpara dhe dy pas sezonit 1999-2000.

Kështu pas plot 18 vitesh dhe në vitin e 95-vjetorit të klubit më në fund Tomori kujtohet të kërkoj atë titull kampion që përgojohet çdo sezon dhe aq më tepër kur afrohen ndeshjet mes Tomorit dhe Tiranës. Kështu edhe Tomori në fund të këtij procesi nëse ka shkelje nga FSHF në rregulloren e saj mund të synoj të rikthej atë titull kampion që duhej fituar në fushë por tani mund të rikthehet i marrë në tavolinë për tu festuar nga protagonistët e atij sezoni por edhe tifozët beratas./Berati.TV

30689248 10213436157111059 5917951320223907840 n