Përveç përfshirjes së bashkëshortit së Drejtoreshës së Kufirit në Policinë e Shtetit, Enkeleda Toksa, Top Story zbuloi edhe fije të tjera. Një nga emigrantët që Top Story intervistoj, na tregon se në zyrën e Samiut ka parë edhe një zonjë tjetër që punon më të.

Gazetari: – Kjo është Suela? A e ke parë ndonjëherë këtë person?

 Emigranti: – Po po e kam parë. Punon me Samiun, në Zyrën e tij. Punon me Samiun.

 Kjo zonjë quhet Suela Kacabani. Ajo në fakt është motra e Enkeleda Toskës dhe kunata e Sami Hoxhës. Çuditërisht edhe ajo bën të njëjtën punë si kunati i saj. Ajo është e regjistruar në QKB si person fizik. Objekt i aktivitetit të saj parësor është konsulenca dhe rekrutimi për punësim brenda dhe jashtë vendit.

Ne gjetëm disa kompani arabe të regjistruara në QKB nga shtetas të ndryshëm arabë. Në pamje të parë nuk del asnjë emër i dyshimtë. Por nëse hapim listën e dokumenteve plotësuese na del një surprizë. Aty gjejmë një prokurë të posaçme me emrin e Suela Kacabanit.

Biznesi me Arabët duket mjaft fitim prurës. Por gjithë ky fitim duket se shkon në një dorë të vetme, familja e Enkeleda Toskës.

Ekskluzive Top Story/ Edhe Suela Kacabani, motra e Drejtoreshës së Kufirit, e përfshirë në trafik arabësh

Ekskluzive Top Story/ Edhe Suela Kacabani, motra e Drejtoreshës së Kufirit, e përfshirë në trafik arabëshPërveç përfshirjes së bashkëshortit së Drejtoreshës së Kufirit në Policinë e Shtetit, Enkeleda Toksa, Top Story zbuloi edhe fije të tjera. Një nga emigrantët që Top Story intervistoj, na tregon se në zyrën e Samiut ka parë edhe një zonjë tjetër që punon më të. Gazetari: – Kjo është Suela? A e ke parë ndonjëherë këtë person? Emigranti: – Po po e kam parë. Punon me Samiun, në Zyrën e tij. Punon me Samiun. Kjo zonjë quhet Suela Kacabani. Ajo në fakt është motra e Enkeleda Toskës dhe kunata e Sami Hoxhës. Çuditërisht edhe ajo bën të njëjtën punë si kunati i saj. Ajo është e regjistruar në QKB si person fizik. Objekt i aktivitetit të saj parësor është konsulenca dhe rekrutimi për punësim brenda dhe jashtë vendit. Ne gjetëm disa kompani arabe të regjistruara në QKB nga shtetas të ndryshëm arabë. Në pamje të parë nuk del asnjë emër i dyshimtë. Por nëse hapim listën e dokumenteve plotësuese na del një surprizë. Aty gjejmë një prokurë të posaçme me emrin e Suela Kacabanit. Biznesi me Arabët duket mjaft fitim prurës. Por gjithë ky fitim duket se shkon në një dorë të vetme, familja e Enkeleda Toskës.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 2 juin 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re