Dy muaj më parë dy vëllezërit Altin e Mehmet Mera nga fshati Luzni i Dibrës ekzekutuan me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, Xhetan Koneshën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të fshatit dhe në prani të vajzës së të ndjerit, Mirushes. Kjo e fundit ka rrëfyer pas kaq kohësh të gjithë historinë e asaj dite, ku pësoi traumë të rëndë pasi babi iu vra nga dy vëllezërit para syve.

Mirushe Koneshi thotë se dy vëllezërit Mere nuk u mjaftuan duke e qëlluar me plumba, por edhe pasi kishte rënë në tokë e goditën babain e saj me qytën e armës në kokë. Apeli i vajzës të ndjerit Xhetan Konesha shkon për instancat shtetërore që të largojnë nga aty familjen e autorëve pasi është shumë pranë banesës së tyre.

“Babi ishte duke u futur te makina, i thirri dhe i tha ‘ndalu’. Vazhdoi duke sharë ai, me armën drejt, ja kishte drejtuar babit. Babi i doli para dhe i tha të flasë, çfarë ka me të. Ishim të gjithë afër, sa dolëm nga makina. Ai filloi duke sharë. Pastaj ai i thirri vëllait të vet, se e kishin bërë me paramendim, e kishin ndjekur babin prej tre netësh për ta vrarë. Doli vëllai i vet, babi ishte duke hipur në makinë, dhe ai qëlloi direkt. Babi u ndal dhe i tha që ‘me ty i sqaroj punët unë’. Ai pa u menduar dy herë e qëlloi babin. Pasi babi ishte shtrirë përtokë, i ranë dhe me qytën e automatikut. Edhe pasi shkuan te shtëpia, sërish qëlluan me automatik. Atyre iu bë qejfi, që vranë babin tim. I lutem shtetit t’i largojë se nuk i shikojmë dot. Sa herë dal në ballkon, i shikoj”, tha Mirushe Konesha.

Të njëjtin apel bën edhe bashkëshortja e viktimës. Emrie Konesha shprehet se ngjarja është tejet tronditëse jo vetëm për shkak të vrasjes, por sipas saj i ëhtë dhunuar kufoma e bashkëshortit. Emria është bijë tek Merat dhe thotë se kurrë nuk e kishte menduar që dajat e fëmijëve të saj do tja linin pa baba.

Ndërsa kunata e Xhetanit, fajëson strukturat e Policisë së Dibrës të cilat sipas saj nuk e kaanë bërë punën e tyre, pasi kjo ngjarje e rëndë duhej të ishte shmangur, ndërsa rrezikon që ngjarja të përsëritet pasi të dy familjet vijojnë të jetojnë pranë njëra-tjetrës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb