Gjermania është kthyer në një aleat të rëndësishëm për Shqpërinë në vitet e fundit, e po ashtu edhe një “Amerikë” e dytë për shqiptarët, të cilët pasivisht kanë siur ta mëosjnë gjuhën.
Shteti gjerman ka nevojë për punëtorë, e nga shumë shqiptarë kjo shikohet si një mundësi e artë, për një jetë më të mirë.
Por në Gjemani, shanset më të mëdha për të ikur i kanë mjekët dhe infermierët shqiptarë. Kur një mjek shqiptar i sapodiplomuar largohet drejt Gjermanisë, ai merr me vete një vlerë investimi rreth 100 mijë euro nga Shqipëria, kontribuues të së cilës janë familja, shteti dhe shoqëria shqiptare. Sipas ekspertëve, i njëjti investim në Gjermani kushton 390 000 Euro.
Duke punësuar një mjek të diplomuar në Shqipëri, shteti gjerman kursen 390 mijë euro investime që mund t’i përdorë diku tjetër, raporton Abcnews.
E thënë ndryshe 110 milion eurot që Bashkimi Evropian i dhuroi Shqipërisë si ndihmë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Shqipëria i ka parapapaguar vetëm me transferimin e 280 mjekëve që kanë emigruar në vende e BE-së.
Ose, për rreth 3 000 mjekët dhe 5 000 infermierët që janë larguar vitet e fundit, Shqipëria ka kontribuar në sistemin shëndetësor të BE me më shumë se 3 miliardë euro.