Mbushen plot 6 vite nga aksidenti tragjik në Qafën e Vishës në Himarë, ku 13 jetë u prenë në mes. Aksidenti tragjik ndodhi në 21 maji të 2012-ës në afërsi të Himarës, teksa autobusi me studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit humbi kontrollin dhe ra në humnerë. Ishte ora rreth 16 e 15 minuta kur autobusi me studente po ecte në drejtim të Sarandës në kuadrin e një ekskursioni-ekspeditë, një udhëtim që u pre në mes.

Ndonëse kanë kaluar pak vite, dhimbja e familjarëve të viktimave mbetet e njëjtë, ndërsa vuajnë mungesën e vajzave të tyre. Si pasojë humbën jetën 11 studente të vitit të tretë dega Gjuhë-Letërsi, i fejuari i njërës prej të rejave, si dhe drejtuesi i autobusit, ndërsa u plagosën 22 vajza të tjera studente.

Si asnjë ngjarje më parë, ajo tragjedi do të mbahet mend për solidaritetin e treguar nga banorët e Himarës, të cilët u bënë një, duke ndërhyrë të parët në operacionet e shpëtimit. Destinacioni fillestar, ishte qendra shëndetësore e Himarës, vetëm pak minuta larg vendngjarjes. Një ditë më pas, në 22 maj i gjithë vendi do të ishte në ditë zie kombëtare, në respekt të jetëve të prera në mes. Homazhet do të kulmonin në Universitetin e Elbasanit, vendi ku vajzat ndiqnin çdo ditë leksionet në auditore. Pavarësisht se kanë kaluar vite, humbja e jetës së 11 studenteve ka lënë pas brengë për familjarët, të afërmit, por edhe për pedagogët e këtij universiteti.

Ja 13 viktimat e tragjedisë1. Denisa Guzi Nga Gramshi2. Ermira Mana Nga Elbasani3. Aurora Molla Nga Pogradeci4. Lindita Kabashi Nga Elbasani5. Joana Debinja Nga Lushnja6. Elsa Daka Nga Elbasani7. Juliana Tola Nga Elbasani8. Armand Halilaga Nga Kavaja9. Pëllumb Çela Nga Elbasani10. Fabiola Shehi Nga Bërxulla Tiranë11. Eriola Xhoi Nga Elbasani12. Eranda Baloshi Nga Elbasani13. Dorina Stafa Nga Kruja.

Medics assist a student who was injured in a bus crash in southern Albania as she arrives at a regional hospital in Vlore, southern Albania, about 160 km (100 miles) away from Tirana May 21, 2012. At least 11 people were killed and 22 injured when a bus fell off a cliff in southern Albania, officials said. REUTERS/Arben Celi (ALBANIA – Tags: DISASTER)

(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re