Qeveria holandeze miratoi një eksperiment në shkallë të gjerë duke jua bërë të ligjshme 20 komunave që të kultivojnë kanabis, raporton AFP.

 “Qeveria ka vendosur të nisë një eksperiment të kultivimit të kanabisit në mënyrë që të vlerësojë efektet e tij mbi krimin, sigurinë, rendin dhe shëndetin publik”, u tha në një deklaratë nga kabineti i kryeministrit Mark Rutte.

Sipas këtij plani, komunat do të monitorojnë kultivimin e kanabisit dhe shpërndarjen e tij në lokalë gjatë katër viteve të ardhshme, të cilat do të jenë në gjendje ta shesin atë.

Në Holandë, që nga viti 1976 nuk është e dënueshme shitja sasi të vogla të kanabisit, nën pesë gram, dhe ligji i lejon qytetarët që të kultivojnë në mënyrë të ligjshme pesë bimë për përdorim personal.

Sidoqoftë, ndalohet mbjellja dhe shitja në sasi të mëdha, kështu që në tregun e zi furnizohen 600 pronarë të dyqaneve kafeje.

Ministri Holandez i Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus dhe Ministri i Shëndetësisë, Bruno Bruins, janë përgjegjës për përfundimin e detajeve të planit.

Policia, avokatët shtetërorë dhe institucionet e tjera do të marrin pjesë në miratimin e versionit përfundimtar.

Ministrat gjithashtu do të duhet të mbajnë parasysh hulumtimet e fundit të rekomanduara nga pjesëmarrja e një numri komunash në mënyrë që të sigurojnë një bazë të përshtatshme shkencore për eksperimentin.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re