Përballja me Covid 19 mund të krijojë në organizmin e njeriut një rezistence më të madhe nga sa ishte menduar.

Sipas studimit të një grupi ekspertësh nga Universiteti amerikan i Rochesterit, imuniteti ndaj koronavirusit tek personat që e kalojnë sëmundjen, mund të zgjasë për shumë kohë, e ndoshta, edhe për të gjithë jetën!

Studimi është i pari që dëshmon se qelizat e memories B, të cilat zbulojnë patogjenët, arrijnë ta kujtojnë virusin për një kohë të gjatë dhe nëse ai tenton të hyjë përsëri në trup, hidhen shumë më shpejt në aksion për të pastruar infeksionin.

Duke qenë se qelizat B mund të mbijetojnë për dekada të tëra, supozohet se ato arrijne të ofrojnë një mbrojtje shumë të gjatë nga Covid 19. Megjithatë, për ta vërtetuar plotësisht një gjë të tillë do të nevojiten studime të metejshme.

I njëjti raport del gjithashtu në përfundimin se edhe gripat që personi mund të ketë kaluar, me gjasë ofrojnë gjithashtu një lloj mbrojtjeje edhe nga koronavirusit per shkak te reagimit që kanë shkaktuar në organizëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re