Një pajisje mjekësore ka gati 100 vite që përdoret në Shqipëri dhe
kjo me te vërtete i ka suprizuar Ekspertët e Organizatës Botërorë të
Shëndetësisë (OBSH), të cilët e kanë gjetur pajisjen në një klinikat
shqiptare publikë në vendin gjatë një inspektimi në vitin 2018.

Në raportin “Kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri: vlerësim i
shpejtë” thuhet që një pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918 që u
gjet ende në përdorim në Shqipëri do të ishte e denjë për një muze,
teksa kanë vënë në dukje se vendi ka mangësi të mëdha në pajisje
mjekësore.

Raporti i OBSH-së thekson se edhe në vitin 2018 Shqipëri kishte një
mungesë të konsiderueshme të diagnostikimit dhe trajtimit me pajisje
mjekësore dhe për me tepër pajisjet në përdorim nuk ishin në standard.
Në qendrat e inspektuara nuk u gjet elektrokardiograf, otoskop ose
okuloskop.

“Një qendër kishte ende në funksionimin makinerinë me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze” thotë raporti.

Nga ana tjetër intervistat konfirmuan mundësinë e dobët të aksesit të
pacientëve në shërbime laboratorike, veçanërisht në zonat rurale. Edhe
për analizën e thjeshtë të gjakut dhe urinës, pacientët duhet të shkojnë
në poliklinika.

Qendrat mjekësore janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e pajisjeve.
Sidoqoftë, pajisjet e vjetëruara, mungesa e specialistëve të
kualifikuar, veçanërisht në nivelin lokal, dhe buxhetet e kufizuara
shtrëngojnë aksesin e barabartë në shërbimin shëndetësor.

Më herët ekspertët vendas të shëndetësisë pohuan, se qeveria ka
keqmenaxhuar sistemin e shëndetësisë me Koncesione PPP, të cilat thithin
miliona euro për shërbime dytësore të tilla si sterilizimi. Ekspertë
pohojnë se investimi më i mirë në shëndetësi sidomos në rrafshin
parandalues janë pajisjet mjekësore.

Pak kohë më parë u bë një rikonstruksion total i godinës në
poliklinikën e specializuar të mushkërive në Tiranë në mure e orendi,
por la të pandryshuara pajisjet e diagnostikimit shumëvjecare dhe tashmë
me rrezatim të lartë.

Inspektoret e OBSH-së vërejtën se ndërtesat janë kryesisht të vjetra.
Disa ambiente janë rinovuar kohët e fundit, por me tavanin e mbuluar me
myk, pa ngrohje dhe sistem ventilimit. Zyrat ishin të vogla dhe të
pakëndshme, thotë raporti. Disa zyra akomodojnë tre deri në pesë njerëz,
përfshirë pacientin, mjekun dhe një ose dy infermieret./Monitor

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re