Uji i flouridizuar për të mbrojtur dhëmbët nuk është i dëmshëm sipas ekspertëve, ndryshe nga çfarë pretendohet në postime të shpërndara në rrjetet sociale. Ekspertët kanë argumentuar përse është i domosdoshëm flouridimi i ujit për të mbrojtur dhëmbët e fëmijëve.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë pretendojnë se flouri në ujë shkakton probleme serioze shëndetësore.

Edhe qeveria britanike ka vendosur të shtojë flour në ujin e pijshëm të miliona njerëzve. Flouri është një kimikat toksik që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, si dobësim të kockave, kancer, ulje të inteligjencës dhe flourozë dentare”, shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Në lidhje me këto pretendime, ne vendosëm të bëjmë një verifikim, duke iu referuar burimeve të besueshme të informacionit. Një verifikim i bërë nga kolegët e FactCheck.org rendit faktet përse flouridimi i ujit që kryhet për të mbrojtur dhëmbët, nuk është i dëmshëm.

Fluori mineral, në dozën e duhur, zvogëlon rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Bazuar në studimet që tregonin këtë tek fëmijët që pinin ujë natyral, shtete të shumta në SHBA filluan të shtonin fluor në ujin e rubinetit prej vitit 1945. Duke filluar nga viti 1962, Shërbimi i Shëndetit Publik i Shteteve të Bashkuara (PHS) rekomandoi që furnizimet publike të ujit të përmbajnë fluor për të ndihmuar në parandalimin e prishjes së dhëmbëve.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe grupe të shumta ekspertësh miratuan fluoridimin e ujit si një mënyrë të sigurt për të reduktuar prishjen e dhëmbëve, duke përfshirë Shoqatën Amerikane të Stomatologjisë, Akademinë Amerikane të Mjekëve të Familjes dhe Akademinë Amerikane të Pediatrisë.

Fluori përdoret tani në ujin e pijshëm publik që furnizon 3 nga 4 amerikanë. Vendimi për të shtuar fluor në ujin e pijshëm merret në nivel shtetëror ose lokal. Llojet e fluorit të shtuar në sisteme të ndryshme ujore përfshijnë acidin fluorosilicic, fluorosilicate natriumi dhe fluorid natriumi.

Burimet natyrore të ujit të pijshëm në SHBA gjithashtu kanë pak fluor në to. Burimet e ujit sipërfaqësor (si liqenet dhe lumenjtë) në SHBA kanë një nivel mesatar prej rreth 0.2 miligramë fluor për litër ujë (mg/L), megjithëse nivelet mund të jenë shumë më të larta në disa vende sesa në të tjera.

Disa studime, shumë prej tyre të bëra në zona të botës me nivele natyrale të larta të fluorit në furnizimet e tyre me ujë, shumë mbi nivelin e rekomanduar, flasin për një lidhje të mundshme midis niveleve më të larta të ekspozimit të fluorit gjatë shtatzënisë ose fëmijërisë së hershme dhe IQ të reduktuar tek fëmijët. Mirëpo, shumë ekspertë shkencorë kanë thënë se provat për këtë janë të dobëta.

EPA ka argumentuar se nuk ka prova të forta ose të qëndrueshme se fluoridizimi në nivelet e rekomanduara ul IQ, duke mbajtur të njëjtën linjë si CDC dhe grupe të ndryshme ekspertësh se fluoridimi i ujit është i sigurt.

Lindsay McLaren, profesoreshë e shkencave shëndetësore të komunitetit në Universitetin e Calgary, tregoi se çfarë ndodhi pasi qyteti i Calgary ndaloi fluoridimin e ujit në vitin 2011.

“Të paktën në mjediset që janë studiuar, nëse ndaloni fluoridimin e ujit në komunitet, shëndeti oral i fëmijëve bie,” tha McLaren.

“Arsyeja pse ne vendosim fluor në ujë është sepse ai ka një ndikim pozitiv të dukshëm në shëndetin e dhëmbëve,” tha Dr. Steven Novella, një neurolog në Shkollën e Mjekësisë në Yale./Faktoje.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re