Detektivët amator dhe ekspertët mjekësor si dhe teoricienët konspirativë konsiderojnë se presidenti amerikan Donald Trump vuan nga demenca sepse të hënën gjatë fjalimit e ngriti gotën e ujit me dy duar dhe piu, shkruan Daily Mail.
Trump të hënën në Uashington para anëtarëve të ushtrisë prezantoi strategjinë e re të sigurisë kombëtare dhe gjatë fjalimit piu pak ujë.
Përdoruesit e Twitter’it së shpejti filluan të mahiten në llogari të teknikës së tij, mirëpo, shumica kanë theksuar se mënyra e Trump’it e pirjes së ujit mund të jetë indikacion se ai ka probleme shëndetësore, transmeton gazetametro.net.
“E mban gotën si nipi im trevjeç! Vërtet mendoj se Trump’i ka demenci dhe se po kthehet në sjellje të fëmijërisë”, ka shkruar Sandra F. Woodward.“Mënyra se si e kap gotën tregon se ai ka demenci. Aftësitë e tija motorike po shkatërrohen”, ka shtuar Joseph Fedorko.
Mjeku Ford Vox në një analizë për Stat News ka theksuar se Trump vuan nga demencia sepse shpesh e kundërshton vetveten, në intervista flet broçkulla, harron t’i nënshkruaj ligjet dhe ka shprehje të çuditshme të fytyrës.
Sekretarja për medie Sarah Huckabee Sanders ka thënë se Trump vitin e ardhshëm do t’i nënshtrohet kontrollit sistematik dhe se rezultatet e kontrollit do të publikohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re