Shumë familje të Tiranës, të cilët patën dëmtime që në tërmetin e parë të 21 shtatorit, janë ende në pritje të ndihmës nga shteti.

Fatime Joca, banore në Njësinë numër 4 Tiranë, thotë se edhe pse u ka kërkuar ekspertëve që të shohin shtëpinë e saj, kur kanë qenë në lagjen e saj, ata nuk kanë shkuar.

Në bisedën që pati me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ajo thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që u ka bërë dhe institucioneve përkatëse, nuk ka gjetur zgjidhje akoma.

Më tej ajo shprehet se dimri po vjen dhe me shtëpinë e dëmtuar është e pamundur të përballohet i ftohti dhe lagështirat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re