Vendimi surprizë i qeverisë për të mbështetur financiarisht nga efektet e inflacionit shtresat më në nevojë, po jo vetëm, pritet të ketë efekte pozitive në nxitjen e konsumit. Muajt e parë të vitit zakonisht shoqërohen me një ngadalësim të shpenzimeve, ndaj injektimi mbi 8 miliard lekë, për rreh 1 milion qytetarë do të rrisë më tej qarkullimin e parasë.

 

Vendim shumë surprizë, duhet përgëzuar se ndihmon ata që janë më në nevoje. Por nga ana tjetër ndihmon edhe konsumin në dy muaj te parë të vitit që dihet që kanë një rënie në hisotrikun e tyre. Kjo masë tregon gjithashtu se se buxhetin ynë nuk mund dhe nuk duhet ti nënshtrohen ndryshimeve surprië dhe të paplanifikaura. Qeveria duhet të përcjellë një frymë sociale. Supriza e fundit i jep buxhetit frymë sociale por edhe elektrorale pa diskutim.-shprehet Eduard Gjokutaj ekspert ekonomie

 

Që nga periudha e pandemisë e deri më sot, buxheti i është nënshtruar ndryshimeve të shpeshta me akte normative, një praktikë e kritikuar edhe nga institucionet ndërkombëtare

 

Ajo që duhet të ndodhë me buxhetin është që të mos ia lërë rastësië qasjen sociale. Këto janë llogari që vijnë pasi ka mugesë përformance në disa sektorë. Buxheti ka ca rregulla në parashikueshmërinë e tij, por jo të na kapin në befasi. Por nga ana tjetër elemenit supërisë I këij vendimi pëmban atë që ka natyra elektronare e këtij vendimi, duke bërë falenderuese atë shtresë të popullisë daj këtij vendimi. Është vendim I personalizuar. – vijon më tej Gjokutaj

 

Mbi 8 miliardë lekë pritet të disurbursohen gjatë muajit janar për të gjitha shtresat përfituese.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re