Tuberkulozi është aktualisht sëmundja më ngjitëse në planet; ka kapërcyer COVID-19 dhe SIDA-n, sepse çdo ditë merr 4000 jetë, 700 prej të cilave janë fëmijë, thanë Kombet e Bashkuara.

Zyrtarët më të lartë të organizmit botëror dhe drejtuesit e industrisë shëndetësore po përpiqen të përballen me një rritje alarmante të numrit të rasteve të tuberkulozit, të nxitur nga numri i lartë i rasteve të sëmundjes në zonat e luftës, si ato në Ukrainë dhe Sudan.

Sipas drejtoreshës ekzekutive të organizatës “Stop tuberkulozit”, Louise Detau, para pandemisë COVID-19 nuk është vërejtur rritje dramatike e rasteve me tuberkuloz.

“Por pas COVID-it, ne pamë llojin e tuberkulozit që shohim në filma, ku njerëzit kolliten gjak, janë shumë të dobët, e kështu me radhë”, tha Detau.

Ashtu si COVID-19, tuberkulozi është i ajrit.

Ukraina ka numrin më të madh të njerëzve që vlerësohet të kenë tuberkuloz në Evropë – 34,000, si dhe më së shumti pacientë që janë rezistent ndaj ilaçeve të tuberkulozit, u tha Detau gazetarëve javën e kaluar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re