Kemi hyrë në muajin Nëntor, jemi në prag dimri dhe bashkë me të vjen rreziku i disa sëmundjeve dhe infeksioneve.

 

Teksa nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, është paralajmëruar një valë agresive e Gripit, gjithashtu është edhe COVID19 i cili vijon të jetë ende në qarkullim.
Për këto arsye, është e rëndësishme t’i jepni trupit tuaj ushqimet dhe frutat më të mira që ndihmojnë në rritjen e imunitetit. Në veçanti, vitamina C ose acidi askorbik është një lëndë ushqyese e shkëlqyer që luan një rol intë rëndësishëm në mbështetjen e sistemit imunitar. Më poshtë ju tregojmë një listë me ushqimet e pasura me këtë lëndë ushqyese!

Portokalli

Portokallet janë një nga burimet më të pasura me vitaminën C. Një portokall prej 100 g thuhet se ka rreth 53.2 mg vitaminë C. Kjo ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi, rrit kolagjenin dhe përmirëson lëkurën, dhe më e rëndësishmja, rrit sistemin imunitar, i cili është sistemi kryesor mbrojtës i trupit tuaj.

Brokoli

Një 100 g brokoli thuhet se ka 89.2 mg vitaminë C dhe thuhet se gjysma e filxhanit me brokoli të zier në avull siguron 57% të dozes së nevojshme ditore me vitamin C. Përveç kësaj, ai përmban edhe lëndë ushqyese të tjera të rëndësishme si fibra, proteina dhe kalium.

Specat

Specat në formën e zileve kanë një nga përmbajtjet më të larta të vitaminës C. Sipas raporteve, një spec i vetëm siguron deri në 169% të dozës së rekomanduar dietike. Ngjyra e specit nuk ka rëndësi.

Lakra jeshile

Lakra jeshile (kale) është shumë më e pasur me vitaminë C se sa shumica e perimeve të tjera. Është në fakt një nga burimet më të mira në botë për vitaminën C. Thuhet se një lakër jeshile prej 100 g përmban 120 mg vitaminë C. Ajo që është më e mira për këtë perime është se ajo është gjithashtu e pasur me vitamina A dhe K, dhe folate.

Mandarina
Mandarinat janë të pasura me fibra, vitamina dhe antioksidantë të dobishëm për shëndetin dhe linjat: ja cilat janë përfitimet që sjellin nëse i konsumoni rregullisht.
Të shijshme dhe të sezonit, mandarinat në vjeshtë janë një kurë e vërtetë për shëndetin dhe bukurinë.

Ata janë një burim i ushqyesve të vlefshëm që kryejnë një veprim mbrojtës për trupin. Ato sjellin antioksidantë të fuqishëm që kundërshtojnë veprimin e radikalëve të lirë, ndikojnë në mosplakjen e qelizave. Për më tepër, ato ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit.Mandarina si portokalli dhe varietete të tjera agrumesh sigurojnë pektinën, një fibër të tretshme që lufton sulmet e papritura të urisë.

Mandarina sjell rreth 72 kalori në 100 gram (të cilat korrespondojnë me dy mandarina të vogla të qëruara).
Idealja është pra t’i konsumoni ato për mëngjes ose si një meze të lehtë midis një vakti dhe një tjetri në mënyrë që të mos rrezikoni të mbusheni me shumë sheqerna dhe kalori.

Domate

Domatet përmbajnë disa lëndë ushqyese jetike, por ato janë edhe shumë të pasura me vitaminë C. Thuhet se një domate e mesme mund të sigurojë rreth 28% të dozës ditore referuese . Domatja gjithashtu ka kalium, vitamina B dhe E dhe lëndë ushqyese të tjera. I përdorim shpesh si perime, megjithatë domatet janë një frut që mund të hahen edhe të papërpunuara./ Shkolla e Shëndetit

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re