Jo vetëm banorët e zonës, por bllokimi me një sens kalimi i rrugës së Rinasit ka penalizuar edhe udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të vendit, apo edhe shtetasit nga Kosova që kanë zgjedhur Rinasin për të udhëtuar.

 

Ata janë të detyruar që ecin më shume se 20 minuta në këmbë, madje duke rrezikuar edhe jetën, pasi ky aks rrugor nuk ka trotuare apo hapësira për kalimtarët. Pasi zbresin nga autobusët në fshatin Ahmetaq, pranë kryqëzimit të rrugës në drejtim të aeroportit, ata duhet të vijojnë më këmbë të ngarkuar me bagazhet e tyre.

 

Ekspertët janë kritikë për mënyrën sesi autoriteti rrugor po menaxhon trafikun e rënduar duke bllokuar njërën korsi në këtë rrugë nacionale. Sipas tyre, duhet që në krahun e djathtë të rrugës të ndërtohet një korsi e veçantë, dedikuar vetëm mjeteve që kanë si destinacion aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

 

ARTUR SULÇEEKSPERT I SIGURISE RRUGORE

“Mund të gjendet një zgjidhje e shoqëruar me nënkalimet dhe mbikalimet duke shtuar vetëm një korsi, si të themi të jetë linja ‘giallo’ e verdhë. Kjo të jetë vetëm për mjetet dhe autobusit që shkon në Rinas. Të digjitalizohet kjo korsi dhe kushdo që hyn aty dhe që nuk shkon në Rinas të penalizohet në shkallën maksimale. Dy korsitë e tjera të jenë të vazhdueshme kurse linja shtesë në krahun e djathtë të jetë vetëm për vajtjen në Rinas.”

 

Terreni në këtë zonë, për ekspertët është i favorshëm për ndërtimin e kësaj korsie, pasi nuk ka ndërtime dhe qeveria duhet të japë kompensime vetëm për tokën, çka do të thotë se koha apo investimi për korsinë e re ka kosto më të ulët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re