Bordi i ashtëquajtur i transparencës së naftës kishte një muaj që nuk mblidhej për të reflektuar çmimet e karburanteve.

 

Që nga data 20 dhjetor çmimet në bursa, vijuan rënien, por Bordi nuk u mblodh për të rishikuar në ulje çmimet duke e mbajtur për katër javë rresht naftën në kufinjtë e 199 lekëve.

 

Por në mbledhjen e tij të parë për këtë vit, një ditë më pare,  Bordi vendosi  për të rritur me 9 lekë çmimin e naftës, duke e cuar në 208 lekë.

 

Ky vendim reflektohet menjëherë në cdo pikë kraburanti, pavarisht me cfarë shume është furnizuar më pare ajo. Ekspertët përsërisin qëndrimin se ky bord e ka mbaruar misonin e tij.

 

E kemi thënë ky bord e mbaroi misonin për të cilin u ngrit. Ky bord nuk duhet të merret më me cmimin e pakicës. Por vetëm të shohë çmimin e shumicës. Nuk ka pse, një pikë  karburanti I pakicës të reflektojë menjëherë cmimin që e vendos bordi, ndërkohë ajo është furnizuar me një cmim më të ulët dhe nuk e ka shitur ende atë-shprehet Nako Petro ekspert hidrokarburesh  .

 

Eksperti Nako Petro thotë se Shqipëria do të jetë e ekspozuar gjithmonë përballë cmimeve të bursave, për aq kohë sa vetë qeveria mbylli rafinerinë e vetme.

 

Shqipëria e ka humbur mundësinë për të patur nën kontroll cmimet e naftës. E thënë më ndryshe se nuk kemi asnjë mburojë ose jemi koloni e vendeve më të mëdha për sa I përket këtij produkti. Mungesa e përpunimit të naftës në vënd  është një element që ne do të jemi gjithmonë të ekspozuar nga cdo rritje e cmimit të naftës nga bursat e huaja-vijon më tej eksperti 

 

Prej kohësh edhe brenda qeverisë po diskutohet ideja e shkrirjes së bordit, por ende ska një vendimarrje.

 

Një cmim I lartë I naftës dhe benzinës i leverdis qeverisë e cila mbledh më shumë TVSH në buxhet. Vetëm vitin e kaluar, shuma që u arkëtua për shkak të cmimeve të larta ishte rreth 500 milionë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re