Ekspertët që morën pjesë në Forumin e 6-të të “TRT World Forum 2022” me temën “Të formojmë të ardhmen: pasiguritë, realitetet dhe mundësitë”, deklaruan se forumi do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve për krizat në arenën globale.
Rreth 100 folës nga 34 vende, përfshirë shumë ekspertë, akademikë, përfaqësues të mediave dhe diplomatë nga SHBA-ja, kontinenti afrikan, vendet aziatike dhe bota arabe, marrin pjesë në forumin e mbajtur në Istanbul.
Profesori në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit në SHBA, Suisheng Zhao për AA tha se merr pjesë për herë të parë në këtë forum.
Ai tha se punon si profesor në SHBA për hapat e ndërmarra nga Kina në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Zhao tërhoqi vëmendjen se ka shumë probleme në sferën globale.
“Siç e dini ka pasur një problem me Tajvanin midis SHBA-së dhe Kinës. Siguria ndërkombëtare dhe paqja janë shumë të rëndësishme në këtë kontekst. Në forum, ne po diskutojmë këtë dhe probleme të ngjashme në arenën ndërkombëtare”, tha Zhao.
Duke theksuar se është i lumtur që është i ftuar në forumin ku do të diskutohen çështje si paqja ndërkombëtare dhe ekonomia globale. Zhao falënderoi Türkiye-n dhe TRT-në.
Shfaqen ide të reja në kontekstin global
Muhammed Salih Omer, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve AFROPOLICY, tha se në forum janë diskutuar tema të ndryshme dhe shtoi se këto tema janë shumë të rëndësishme në zbulimin e ideve të reja në shkallë globale.
Ai shpjegoi se në forum u diskutuan në nivel global çështjet ekonomike, politike dhe sociale nga diplomatë, ekspertë dhe akademikë të ndryshëm. Omer nënvizoi se Turqia ka rëndësi globale dhe gjeopolitike.
“Ne po diskutojmë për problemet globale me pjesëmarrës nga shumë pjesë të botës, veçanërisht nga bota islame. Për shembull, ne marrim pjesë në këtë forum si akademikë afrikanë”, tha Omer.
Samiti është i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve
Biruk Paolus, i cili ka studiuar për Drejtësi Ndërkombëtare në Universitetin e Kocaelit tha se në forum do të diskutohen shumë tema nga energjia, kriza globale e migracionit, siguria ushqimore dhe islamofobia.
“Ndërsa ka luftëra në njërën anë të botës, ne po luftojmë me migrimin dhe problemet e ushqimit nga ana tjetër. Organizimi i këtij samiti dhe çështjet e diskutuara në samit zënë vend të rëndësishëm në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve për këto probleme”, tha Paolus.
Forumi “TRT World 2022” në vitin e tij të 6-të, i cili synon të sjellë zgjidhje në tryezë duke diskutuar problemet globale, do të mbahet në Istanbul në datat 9-10 dhjetor me temën “Të formësojmë të ardhmen: pasiguritë, realitetet dhe mundësitë”.
Forumi TRT World, i cili u mbajt online gjatë periudhës 2020-2021 për shkak të pandemisë së COVID-19, këtë vit po pret në Istanbul emra të rëndësishëm nga e gjithë bota.
Burimi: AA