Ditën e sotme, ekspertë të fushave të ndryshme në Shqipëri kanë organizuar një tryezë të përbashkët sa i takon çështjes së diskutuar së fundmi mbi dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. Mes ekspertëve, ka qenë edhe profesor, Edmond Tupja i cili bëri thirrje që të mbroheshin kultura dhe gjuha shqipe pasi në këtë mënyrë po shkohej drejt shkatërrimit të një kombi.

“Bota po globalizohet, Marksi e pati thënë, internacionale do jetë bota e re. Por kur lind puna tek kultura, vdekja e një kombi është aty, tek historia dhe kultura. Kur i prekin këto tipare, koncesioni është vdekjeprurës. Kamfrikë se një ditë të bukur e gjithë Shqipëria do jepet me koncesion. Fryma e një kombi janëgjuha dhe kultura. Gjuha kapësuar goditje të rënda, tani e ka rradhën kultura. Butrinti është një margaritar, ju vetëm mbiemrin keni të ngjashëm. I them zotit Rama që është prapa Margaritit, ju nuk keni ndonjë gjë prej margaritari, madje në italisht ‘Ramo’ i thonë bakrit”-tha Tupja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re