Një dietë ushqimore e pasur që përfshin perime, bishtajore dhe peshk mund të mbështesë shëndetin e prostatës dhe shëndetin e përgjithshëm. Duke shtuar ushqime të shëndetshme dhe miqësore për prostatën në dietën tuaj, mund të jeni në gjendje të ulni rrezikun e problemeve, përfshirë kancerin e prostatës.
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm mes meshkujve, duke prekur 1 në 8 meshkuj në Shtetet e Bashkuara.
Megjithëse roli i saktë i dietës në shëndetin e prostatës nuk është i qartë, ekzistojnë disa teori. Disa ekspertë besojnë se dieta e pasur me yndyrna dhe sheqer, mund të kontribuojë në rritjen e shifrave të kancerit të prostatës.
Disa studime kanë lidhur dietat e pasura me produkte qumështi dhe marrjen e lartë të kalciumit nga ushqimi dhe shtesat përbëjnë rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të prostatës. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këtë lidhje.
Kur bëni ndryshime në dietë, duhet të konsultoheni me mjekun dhe të vazhdoni kontrollet e rregullta për kancerin e prostatës.
Një listë sipas Healthline me disa ushqime që ekspertët propozojnë:
- Domate
Fruta dhe perimt të caktuara, përfshirë domatet, përmbajnë një antioksidant të fuqishëm të quajtur likopen. Disa studime sugjerojnë se një dietë e pasur me likopen mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit të prostatës. Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar këtë përfitim, një rishikim i 24 studimeve sugjeron se meshkujt që hanë më shumë domate janë më pak të prirur për të zhvilluar kancer të prostatës.
Likopeni mund të zvogëlojë dëmtimin e qelizave dhe të ngadalësojë prodhimin e qelizave të kancerit. Si një antioksidant, ai mbron qelizat nga dëmtimi.
- Brokoli
Brokoli është një perim që përmban shumë komponime komplekse që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e disa individëve nga kanceri. Disa studime sugjerojnë se ka një lidhje mes sasisë së perimeve që hani dhe rrezikut më të ulët të kancerit të prostatës.
Arsyet janë ende të pasqaruara, por studiuesit propozojnë se disa fitokimikate në këto perime, përfshirë sulforafanin, të cilin brokoli e përmban në sasi të përqendruara, synojnë dhe vrasin qelizat e kancerit, duke lënë qelizat normale të prostatës të shëndetshme dhe të paprekura.
Perimet e tjera përfshijnë lulelakrën, lakër, lakër Brukseli dhe kale.
- Çaj jeshil
Studiuesit kanë kryer shumë kërkime për efektet e tij në kancer. Dëshmi sugjerojnë se komponimet speciale në çajin jeshil mund të ulin rrezikun e kancerit të prostatës, duke ndikuar në vdekjen e qelizave dhe sinjalizimin e hormoneve.
Komponimet e mëposhtme mund të shpjegojnë përfitimet shëndetësore të çajit jeshil;
- derivatet e ksantinës
- epigallocatechin gallate (EGCG)
- epikatekin
- Bishtajore
Ato përmbajnë përbërje biologjikisht aktive të njohura si fitoestrogjene. Isoflavonët janë një nga këto fitoestrogjene, dhe një rishikim ka treguar se ata që konsumonin më shumë fitoestrogjene kishin një rrezik 20% më të ulët për të zhvilluar kancer të prostatës.
- Lëng shege
Si çaji jeshil, shegët janë një burim i pasur me antioksidantë. Shega njihet si një superfrut për shkak të niveleve të larta të antioksidantëve, që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike.
- Peshk
Të kesh një ekuilibër të acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 është e lidhur me rezultate më të mira shëndetësore.
Ushqimet që përmbajnë përbërës të nevojshëm mund të ndihmojnë në mbajtjen e prostatës tuaj të shëndetshme dhe uljen e rrezikut për kancerin e prostatës. Megjithatë, kërkimet ende janë të nevojshme për të kuptuar saktësisht se si dieta ndikon në shëndetin e prostatës./shendeti.com.al