Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu analizon se nënçmimi i euros në muajt e fundit nuk mund të konsiderohet një situatë normale.

 

Në një intervistë për “E-Zone” në “Vizion Plus”, Shehu u shpreh se monedha e huaj po zhvlerësohet nga informaliteti dhe bëri apel për ndërhyrje.

 

“Ky është një fenomen që lidhet me informalitetin, paratë e pista dhe kriminalitetin. Kemi një faktor të ri që lidhet edhe me zgjedhjet elektorale. Qeveria ka hapur thesin e parave në dorë apo cash. Ka shumë para në treg që nuk shpojegohen me ambientin ekonomik. Këto fenomene ndodhin sepse leku ka një vlerësim nga faktorë momentalë dhe me burime të paligjshme. Duhen bërë ndërhyrje emergjente sot dhe ndërhyrja emergjente nënkupton kompensim financiar për eksportuesit dhe turizmin. Duhet program i posaçëm për të amortizuar këtë rënie drastike të euros”, deklaroi ish-zëvendësministri i Financave.

 

Sherefedin Shehu kritikoi edhe Bankën e Shqipërisë për qëndrimin e mbajtur deri më tani.

 

“Që ka euro, ka. Por nuk ka asnjë justifikim dhe më vjen keq që këto fjalë i thotë Guvernatori, që ka përgjejgësi të drejtëpërdrejt për politikën monetare. Banka e Shqipërisë fakteqësisht është bërë zëdhënëse e qeverisë. Që të kemi një monedhë të fortë, duhet të kemi një ekonomi të fortë. Guvernatori flet me shifrat e qeverisë, qeveria thotë që rritja ekonomike në 2022 ishte 4.5%, FMN thotë që Shqipëria është rritur 3.7%. në vend që qeveria të kontribuojë në forcimin e një monedhe, të bazuar në kritere dhe principe ekonomike, ne kemi një reklamë, marketing elektoral, por që ka pasoja të mëdha. Banka e Shqipërisë ka justifikuar rënien e borxhit, por qeveria ka humbur sepse qeveria merr euro borxh, paguan euro borxh. Fitimi i qeverisë nuk është te marrja dhe dhënia e eurove., nëse Banka e Shqipërisë me papërgjegjshmëri deklaron që qeveria ka ulur borxhin, ky është një gabim i rëndë. Kemi të bëjmë me adoleshencë fiskale, në arsyetim”, shtoi më tej Sherefedin Shehu.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re