E gjithë bota është mbërthyer nga pandemia e koronavirusit te ri, i cili po ve ne rrezik çdo ditë shendetin e njerëzve.

Para pak ditesh, drejtori i Qendrës për Kërkime të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, Dr. Michael Osterhom, ka paralajmëruar se tre muajt e ardhshëm mund të jenë muajt më të errët të gjithë pandemisë.

“Gjashtë deri në 12 javët e ardhshme do të jenë më të errëta e të gjithë pandemisë”, thotë ai.

Sipas tij, vaksinat kundër virusit nuk pritet të jenë gati të paktën deri në 3 mujorin e parë të vitit 2021.

Siç kishte raportuar më parë Business Insider, gara për të krijuar një vaksinë COVID-19 tashmë ka tejkaluar rekordet për shpejtësinë, duke nxitur shqetësimin se vaksina po nxitohet për qëllime politike pavarësisht nga një premtim i rrallë i përbashkët nga prodhuesit e ilaçeve për të siguruar që vaksina të zhvillohet në mënyrë të sigurt.






Previous articlePërballon deri ne 11 mije volt elektricitet, kush është “Djali Elektrik” që po habit shkencën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re