Një ndër mbrojtësit e idesë së korrigjimit të kufijve në Europë, eksperti britanik për marrëdhënie ndërkombëtare, James Ker Lindsay, i tha Blic-it serb se një menaxhim i mirë i rastit mund të sjellë stabilitet rajonal e jo të kundërtën sië frikësohen disa.

“Në qoftë se menaxhohet në mënyrë të drejtë, kjo do të ndihmojë në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe do të hapte rrugën për anëtarësimin më të shpejtë në BE të Kosovës dhe Serbisë”, tha Lindsay, promovues i kësaj ideje që vite më parë.

Sipas tij, ky është opsioni më i mirë për një marrëveshje të qëndrueshme.

“Gjithmonë kam besuar se një lloj marrëveshje territoriale është zgjidhja më logjike për çështjen e Kosovës”, theksoi eksperti britanik.

Sipas tij, Europa e cila e kërkon me ngulm një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e që rrjedhimisht kërkon stabilitet rajonal, duhet ta ketë në konsideratë një ndryshim kufijsh.  /tesheshi.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re