Eksperti i Shëndetit publik, Gazmend Koduzi nga studio e Abc News është shprehur se ka një vëmendje të munguar te personat që janë të infektuar.

Koduzi thekson se autoritetet nuk po kushtojnë vëmendjen e duhur ndaj ndjekjes së rasteve të kontaktit të të infektuarve me koronavirus.

Sipas tij ka disa raste që kemi ankesa dhe mungesë të marrjes së tamponëve dhe pse në ambientet e tyre mund të ketë pasur persona të infektuar me koronavirus.

Ai thekson gjithashtu se ISHP nuk i ka kapacitetet e duhura për ta përballuar e vetme këtë situatë, ndaj është e rëndësishme që të krijohet një bashkëpunim dhe me sektorin privat

“Problem në vendin tonë është mungesa e epidemiologëve profesionalistë në vendin tonë, por dhe ato që janë e kanë të pamundur pasi nuk kanë kushtet e duhura. Ka shumë raste që mund të ndodhen por nuk kapen. Dje kam shkruar për një rast në qendrën shëndetësore në Kamëz ku theksojnë se asnjë nuk i ka marrë në telefon ti pyesë dhe të bëjnë tamponin.

Javën e kaluar ka dalë një tjetër person me Covid te Urdhri i Farmacistëve por deri më tani akoma asnjë prej tyre nuk ka bërë tamponin, por ju kanë thënë që kur të përkeqësohet gjendja ti njoftojnë.

Thuhet që tamponin do e bësh kur ke temperaturë, kollë dhe mbajtje fryme, këto janë tre simptoma që do të thotë kur të jesh në gjendje të rënë, e dyta ka mungesë profesionalizmi për ti kapur të gjitha dhe e treta ka keqpërdorim të përdorimeve logjistike dhe financiare në vendin tonë, për të bërë analizat, pasi çdo gjë i është vendosur përgjegjësi ISHP.

ISHP e ka të vështirë përballimin e të gjithë këtyre, ndërkohë që brenda institucioneve publike ka një laborator që mund të zhvillohet një analiza e tillë, ndërsa në Shqipëri instituti i Sigurisë Ushqimor që është i mbyllur, dhe që mund të përdorej për një gjë të tillë”, është shprehur Koduzi.

Ndër të tjera në fjalën e tij në Abc News, eksperti ka theksuar se vërtet është e rëndësishme mbajtja e maskës, por ajo nuk e eleminon në një nivel të lartë infeksionin.

Gjithashtu ai ka theksuar se është e rëndësishme që qeveria të ketë një plan të qartë masash për menaxhimin e situatës nga Covid në vendin tonë, pasi sipas tij Urgjenca kombëtare nuk i ka kapacitetet për ta bërë një gjë të tillë.

“Nuk e ka fajin populli por qeveria, distancimi fizik dhe mbajtja e masave mbrojtëse, virusi është në ajër është mes nesh dhe të gjithë herët ose vonë secili nga ne do e kalojë.

Vetëm natyra mund ta heqë, ose virusi do të azhornohet me ne
Në ambientet e mbyllura është i rëndësishëm mbajtja e maskës. Shqiptarët nuk e kanë të mundur që të pajisen me maska, por qeveria duhet që qytetarët ti pajisin qytetarët me maska që janë më shumë se një përdorimshe.

Urgjenca mjekësore dhe mënyra se si është ngritur nuk është për të përballuar epidemi, janë mjekët e familjes dhe infermierët ato që mund ta dallojnë një gjë të tillë, pasi ato e njohin. Është keqpërdorim qendra kombëtare e urgjencës, ajo është ngritur për tjetër arsye dhe jo për epidemi. Urgjenca është për të transportuar urgjencat.

Unë mendoj se në çdo rajon duhet që të ketë një pavion ku të karantinohen pacientët e infektuar. Problem është se qeveria nuk ka një strategji për menaxhimin e situatës së Covid 19”, tha specialisti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re