Të 3 skenarët e planifikuar nga Ministria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor në 14 shtator mund të zbatohen në të njëjtën kohë në të gjithë vendin në varësi të infrastrukturës se shkollave, të numrit të nxënësve dhe të përhapjes së virusit në zona të caktuara.Përfshirë këtu edhe fëmijët në familjet e të cilëve jetojnë ende në çadra.

Këtë shqetësim ka ngritur edhe eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus.

“E deklaruan vetë që janë 17 mijë familje që janë në çadra dhe që ende nuk kanë shtëpitë e veta. Numërohen me 100-200 ato që kanë shtëpitë e veta. Ja, ia dhe internetin… në çadër? Në çadër ai mendon për copën e bukës, nuk mendon dot për internetin e fëmijës.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re