Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj gjatë një interviste për “Fax Neës” ka folur për buxhetin financiar për të cilin thotë se qeveria ka filluar të punojë për vitin 2025.

Gjatë fjalës, Gjokutaj tha se qeveria nuk ka bërë asnjë konsultim me shoqërinë civile apo përfaqësues të biznesit për paketën e re fiskale.

Gjokutaj tha se buxheti punon që të furnizojë politikën me elementë për fushatën e ardhshme elektorale, ndërsa ai thotë se realizohen vetëm gjysma e premtimeve.

“Qeveria me buxhetin ka filluar të punojë për vitin 2025. Ligji e përcakton shumë mirë kur duhet të bëhet konsultimi me shoqërinë civile dhe përfaqësues të biznesit, të paktën mesa di unë deri tani nuk janë ftuar asnjë konsultim publik as për biznesin as për abonentët familjarë. Konsultimi publik do të vlente për paketën fiskale dhe duhet diskutim me dhomat e biznesit dhe tregtisë, rritja e taksës së gazit për familjarët dhe qumështin pluhur rrit çmimet që në fund e paguan konsumatori. Ky buxhet paguhet me rritjen e çmimit dhe shtrenjtim të kostos së jetesës. Produktiviteti dhe reformave të mëdha që ulin çmimin në energjitikë kanë nevoja për reforma të thella, dhe buxheti nuk mund ti përballojë dot këto. Buxheti punon që të furnizojë politikën me elementë për fushatën e ardhshme elektorale.

Ekonomia jonë është gjithmonë e brishtë, thënë ndryshe rritja e çmimeve globale ka filluar të ndikojë për karburantin, shpresojmë të jetë rritje e përkohshme dhe nga ana tjetër pjesa energjitike nëse nuk fitohet biznesi dhe monatoriumi për paketat fiskale. Duhet marrëveshje me opozitën për çështjen madhe të ekonomisë dhe strategjive do ti jepte një tjetër besim tregut dhe do të realizohen gjysmat e premtimeve që janë dhënë.
Kemi dy probleme transparenca është detyrë ligjore, ngel në plan të dytë dhe transparenca kërkon dialog me ekspertë të ekonomisë që t’i zbërthejë dhe t’i tregojë ku qëndron situate e qytetarit. Barazia tatimore këtë vit mesa duket nuk do të jetë. Do të dalin gjysma e premtimeve që u premtuan në fillim të vitit”, tha Gjokutaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re