Eksperti i ekonomisë Dritan Shano thotë se nuk do e bëjë vaksinën, referuar kështu me gjasë aludimeve për vaksinën kundra covid-19 që ndoshta në një të ardhme të afërt, do të jetë e detyrueshme.

Ai kërkon ndihmën e juristëve për të hartuar një padi kolektive kundër vaksinimit për ta çuar më tej edhe në gjykata ndërkombëtare.

“Nuk e bëj vaksinën! E konsideroj vdekjeprurëse për jetën time!

I kërkoj miqve të mij juristë të fillojnë të hartojnë Padinë Kolektive kundër bërjes së Vaksinës me detyrim;

Miq juristë filloni të punoni për hartimin e kësaj Padie, organizohuni me njëri tjetrin, çdo kontribut është i vyer; E di që nuk kemi Gjyakatë Kushtetuese, por drejtojuni Gjykatave të tjera ndërkombëtare;

Mos prisni ditën kur të bëhet fakt i kryer”, shkruan Shano.