Eksperti i krimit kibernetik Besmir Semanaj i cili jeton në Vjenë, në një lidhje me emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj foli për rreziqet që vijnë nga platformat online.

Semanaj tha se pavarësisht se sot flitet për një rrezik të madh nga Tik Tok, sërish nuk është ai rrjeti më i rrezikshëm.

Sipas tij platforma më e rrezikshme ku po bëjnë namin pedofilët është një lojë për fëmijë e quajtur “Roblox”. Ndërsa shtoi se edhe pse flitet për mbylljen e Tik Tok, kjo është thuajse e pamundur.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Si është përdorimi i Tik Tok dhe rrjeteve sociale në Austri?

Besmir Semanaj: Të gjitha platformat në novel ndërkombëtar kanë të njëjtin përdorim. Ka persona që e përdorin për bullizim dhe shantazh, pro një ndryshim rrënjësor është qasja në sistemin arsimor. Ku ju shpjegohet si risqet por dhe si duhet të mbrohen, por institucionet arsimore trajnojnë dhe prindërit. Nuk është titk tok rrjeti më bullizures në botë?

Pranvera Borakaj: Kush është?

Besmir Semanaj: Facebook, twitter, apo youtube. Roblox është një lojë fëmijësh që mban pjesën kryesore. Unë po ndiqja një rast në telegram. Aktualisht në Shqipëri është telegrami, ku shkon deri në 150 mijë veta, ku vetëm sonte janë mbyllur mi 43 grupe, ku kemi të bëjmë me pedogfili, me krimet më monstruoze që mund të ndodhin. Nëse nuk e trajtojmë plagën nga rrënjët, nëse sot mbyllim tik tok , por prapë se bëjmë dot.

Pranvera Borakaj: Prapë ka platforma më të rrezikshme?

Besmir Semanaj: Tik tok duket si më e rrezikshmja, por nuk është më i rrezikshmi. Nëse flasim për politikën është çështje tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re